“Interi nuk di të humbasë”

463

Juve-Inter nuk përfundon kurrë. Pas polemikave në fushë dhe me video nëpër rrjetet sociale, ishte administratori i bardhezinjve, Beppe Marotta, ai që dje foli për “kulturën e humbjes” përpara ndeshjes Crotone-Juventus. Ndërsa sot, gishtin në plagë e vë John Elkann, presidenti i Exor-it, pronar i Juventusit.

“Është i habitshëm fakti që Interi nuk di të humbasë, edhe pse duhet të ishte mësuar tashmë. Unë e pashë ndeshjen në stadium, ishte një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat. Më vjen keq që krijohen polemika pas një sfide të tillë, të cilën Juventusi e meritoi ta fitonte”, u shpreh Elkann.

“E rëndësishme është që të kuptohet mirë ajo që ndodh në fushë dhe të kesh sportivitet, gjë që Juvja e ka treguar se e ka”, shtoi Elkann.

Loading...