Ish lojtari i Liverpool pensionohet nga futbolli

55

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Djibril Cisse është pensionuar nga futbolli, për të vazhduar karrierën si “DJ, producent dhe këshilltar”.

Francezi fillimisht ishte pensionuar në vitin 2015 shkaku i një lëndimi, por u rikthye pas operacionit të suksesshëm.

Por pas dështimit që të gjejë një klub, ish-sulmuesi i Lazios ka vendosur që të përqendrohet në karrierën muzikore.

“Më ka pëlqyer të jem futbollist pasi topi ishte jeta ime”, ka thënë Cisse për Yahoo Sport.

“Do të doja të vazhdoja lojën, por më duhet të pranoj se futbolli sot për mua ka përfunduar”.

“Me të njëjtin pasion do t’i përkushtohem muzikës dhe modës. Dua që të nis karrierë si DJ, producent dhe këshilltar dhe të krijoj një brend të veshjeve”.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.