Ish lojtari i Realit kërkohet nga gjigantët anglezë e Barcelona

137

Ishte vera e vitit 2012 kur Fabio Henrique Taveres, i njohur si Fabinho, iu bashkua Real Madrid Castillas. Në atë kohë, braziliani ishte një ndër favoritët për t’u promovuar në ekipin e parë dhe debutoi me ekipin jose Mourinhos në maj të vitit 2013, shkruan AS.

Por, ai u largua menjëherë pas Jose Mourinhos, për t’u transferuar te Monaco ku edhe po shkëlqen, çka ka bërë që shumë skuadra evropiane të hidhen në sulm për shërbimet e tij. Manchester City, Manchester United e Arsenal janë duke kërkuar brazilianin, i cili ka zgjuar edhe interesimin e Barcelonës, kështu thotë babai i lojtarit.

“Kam negociuar me Manchester City, Manchester United e Arsenal. Ai gjithashtu është kërkuar edhe nga Barcelona”, tha babai i lojtarit.

“I pëlqen Manchester United dhe puna e Jose Mourinhos, por ka dobësi Manchester Cityn”, shtoi ai.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.