Ish sulmuesi i Milanit: Ja si mafia më ekzekutoi babanë në Napoli

217

Ish sulmuesi i Milanit, Juventusit e Romës, Marko Borriello ka folur rreth një ngjarje që ka shënjuar jetën e tij gjatë një interviste për “Gazzeta Dello Sport”.

Ai ka treguar sesi babai i tij është ekzekutuar në Napoli nga mafia.

“Napoli më vodhi babanë tim, por jo adoleshencën e bukur që kalova dhe edukimin që ai më dha”. Më vodhi shpresën kur nuk dinim ku të shkonin a të qanim e megjithatë besonim se e kishin rrëmbyer apo kishte humbur kujtesën”.

“Camorra më varu babanë, por jo dashurinë time për Napolin. Nuk është më qyteti im, por ndonjëherë duhet të kthehem për të dëgjuar zhurmat, aromat, për tu emocionuar. Disi si Maradona, ndoshta”, ka vijuar sulmuesi 34-vjeçar, i cili tashmë aktivizohet me Cagliari-n.

Ai ka folur edhe për jetën e tij sentimentale.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.