‘A ishte ai arsyeja që Arsenal pësoi pesë gola?’

163

Agjenti i yllit të Arsenal, Mesut Ozil i është kundërpërgjigjur atyre që e fajësuan Mesut Ozil për humbjen 5-1 të Gunners ndaj Bayern Munich.

Ozil, i cili pati ndikim shumë të vogël në ndeshje, u bë subjekt i kritikave të mëdha për performancën jo të mirë të tij. Por, agjenti i tij ka thënë se reagimet negative ndaj Ozil nuk janë të drejta.

“Bayern pati 74 përqind të posedimit,” tha Dr. Erkut Sogut, i cili është mjeku dhe përfaqësuesi i Ozil. “Si mund që një pozitë numër 10 (mesfushor ofanziv) të krijojë shanse nëse nuk e keni topin?

“Në këto ndeshje, njerëzit zakonisht e kanë vëmendjen dhe e fajësojnë gjithmonë një lojtar, i cili ka kushtuar shumë para dhe fiton shumë para – ky është Mesut. Por ai nuk mund të jetë gjithmonë fajtor. Kjo nuk është e drejtë.” – ka thënë agjenti i Ozil./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.