A iu gëzua Ramos humbjes së Barcelonës? Tregon vet lojtari

126

Pas fitores kundër Napolit me rezultatin 3-1, Sergio Ramos, i cili u zëvendësua në minutën e 70 të ndeshjes i dëmtuar, u pyet mbi humbjen e thellë të Barcelonës dhe u përgjigj shumë sinqerisht.

“Nuk të them dot që nuk u gëzova. Nuk më pëlqen që të mërziten miqtë e mi, por sigurisht që nuk më pëlqen që të fitojë Barcelona”, tha kapiteni i Realit.

Por, Sergio Ramos tha edhe se nuk e habiti ajo humbje: “Nuk më habit pasi në Champions, çdo skuadër që nuk është në ditë të mirë, e paguan shtrenjtë. PSG bëri një ndeshje të madhe, me shumë presion lart…”

Në lidhje me ndeshjen e Realit ndaj Napolit, Sergio Ramos deklaroi se skuadra e tij nuk e ka arritur kualifikimin.

“Kemi një ndeshje në fushë të vështirë, por të paktën arritëm atë që donim në fushën tonë. Mund të bënim ndonjë gol më shumë, por jam i kënaqur. Treguam intensitet. Kur jemi të motivuar, vështirë se na mundin”, u shpreh kapiteni.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.