Ja cfarë thotë Eden Hazard për Antonio Conte-n dhe Murinho-n

96

Sulmuesi i “The Blues” thotë se Antonio Conte shpenzon më shumë kohë për menaxhimin e lojës se sa shpenzonte e punonte ish-trajneri i Chelsea , Jose Murinho që aktualisht është menaxheri i Manchester United.

Antonio Conte iu bashkua Chelsea-t si trajner pas Euro 2016 ku ai drejtonte Italinë. Conte edhe gjatë Euro 2016 tha se do t’i pëlqente posti si trajner me një lojtar si Eden Hazard.

Ndërsa Jose Murinho iu kundërpërgjigj të dyve duke thënë në intervistën me Sky Sports: “Në taktikë dhe në seancat stërvitore unë punoj më shumë se Conte , ne (Murinho dhe stafi i trajnerëve tek Man Utd) punojmë shumë nga ana e pozicioneve taktikore dhe ne e dimë ekzaktësisht se cfarë ne kemi në fushë , ku unë duhet të shkoj dhe ku mbrojtësat duhet të shkojnë , ne e dimë se cfarë bëjmë”.

Eden Hazard: “Me Antonio Conte-n është ndryshe , unë pozicionohem në krahë dhe e di që Marcos Alonso është mbrapa meje dhe kur ai rikuperon një top , unë bëhem gati për kundërsulm , kjo falë teknikave të jashtëzakonshme të Antonio Conte-s. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.