Ja cfarë thotë Pep Guardiola për Philipp Lahm

37
E dini se kush është futbollisti më inteligjent që ka stërvitur Pep Guardiola? Jo, jo! Nuk është Lionel Messi, por Philipp Lahm!
Trajneri i Manchester City-t e ka thënë këtë, teksa punonte te Bayern dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyera me kapitenin bavarez. Katalanasi ende e vlerëson shumë 33-vjeçarin, për të cilin komentoi në konferencën e sotme për shtyp. Meqë Lahm të martën njoftoi zyrtarisht se në verë do të lërë futbollin, Pep nuk mund të mos thoshte dy fjalë për mbrojtësin e djathtë, i cili ka qenë lojtar vendimtar në filozofinë që 45-vjeçari përçoi në Mynih. -raporton Transferimet.com

“Philipp ishte dhe vijon të jetë një person i veçantë në jetën time”, – u shpreh tekniku. “Ai është një nga lojtarët më fantastikë që kam stërvitur ndonjëherë dhe një nga më inteligjentët. Futbollit do t’i mungojë një nga lojtarët më të mirë në histori. Ai mund të luajë në dhjetë pozicione. Nuk e ka problem, sepse e kupton lojën në mënyrë të përkryer. Unë e di se, kur të kthehem në Mynih të shoh miqtë e mi, ai do të jetë atje. Kjo është dhurata më e çmueshme për një trajner. Ka qenë një nder i madh për mua të isha trajner i tij. Unë i uroj më të mirat! Shpresoj të kthehet sa më shpejt në futboll,” – shtoi Pep. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.