Ja çfarë thotë presidenti i Atletico Madrid për Diego Costa-n

69

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo i ka mohuar zërat për mundësinë e ribashkimit të Diego Costa-s me klubin.

Costa u transferua te Chelsea nga Atletico në vitin 2014, por ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Stamford Bridge, pavarësisht se ka arritur të shkëlqejë në Premier Ligë, përcjellë Transferimet.com

Për spanjollin kishte interesim nga Super Liga Kineze muajin e kaluar, përderisa gjithashtu ka qenë i lidhur me një rikthim te Atletico verën e kaluar pas një sezoni 2015/16 katastrofal të Chelsea.

Por, presidenti i Atletico-s, mund ta parashikojë se Chelsea nuk do ta lejojë largimin e 28 vjeçarit, e cila do të ishte një lajm i keq për kryeqytetin spanjoll, duke ditur se Griezmann mund të largohet drejt Man United në verë./Transferimet.com/

Loading...