Ja dëshira e J. Neymar për 25-vjetorin e ditëlindjes së tij

71

Neymar, i cili sot feston 25-vjetorin e lindjes, ka dhënë një intervistë për kompaninë e pijeve energjitike, “Red Bull”, e cila është mbështetëse e tij.

Sulmuesi i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij kryesore për këtë sezon, duke pranuar se aktualisht nuk është në formën ideale, si në vitet e kaluara. “Është e ndërlikuar kur nuk shënon, sidomos kur je në sulm, aty ku pritshmëritë janë më të mëdhatë. Kjo është diçka e keqe, që të bezdis, por nuk është gjëja e parë që më shqetëson. Unë e kam mendjen për të fituar ndeshjet, nuk më intereson se kush shënon“, – u shpreh fillimisht braziliani. sipas burimeve të Transferimet.com

Barcelona aktualisht ka një pikë më pak se Real Madrid dhe dy ndeshje më shumë të luajtura në La Liga, por mendoni se Neymar është dorëzuar për titullin kampion? Aspak, përkundrazi. “E di se është paksa e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur”, – theksoi braziliani. “Vitin e kaluar, ne kishim 12 pikë më shumë se vendi i dytë dhe në fund fituam për një apo dy pikë diferencë, nëse nuk gabohem. Kemi ende plot ndeshje përpara, gjithçka mund të ndodhë. Ne jemi shumë të përqendruar, e duam titullin dhe do të luftojmë për të”, – shtoi sulmuesi, më i motivuar se kurrë./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.