Ja kush është sekreti i suksesit tek Real Madrid

83

Çelësi i suksesit të Real Madrid-it të Zinedine Zidane luan në mesfushë. Jo nuk është Modric, por Casemiro, i cili është bërë lojtari më i rëndësishëm i madrilenëve.

Ai është mesfushori më i mirë shkatërrues në historinë e klubit, që nga koha e Claude Makelele, duke i dhënë mundësin dy organizatorëve më të mirë në botë, po këtë herë është Modric dhe Toni Kroos, të shkëlqejnë në pozicionet e tyre. Casemiro ka përgënjeshtruar të gjithë ata që nuk kanë pasur besim tek ai. Vetë presidenti i “Los Blancos” nuk e pëlqen lojën e tij sepse stili i brazilianit nuk është në nivelin e një “galaktiku”. -njofton Transferimet.com

Fatmirësisht për Casemiro-n, nuk është Perez ai që përzgjedh formacionin e skuadrës, por Zinedine Zidane. Dhe ky i fundit e ka përshkuar brazilianin si thelbësor për lojën e ekipit. Sezoni i kaluar është prova e qartë për këtë. Real Madrid u shkatërruar 4-0 nga Barcelona, kur Rafa Benitez zgjodhi James Rodriguez dhe Isco-n para Casemiro-s, por kur ai luajti në “El Clasico”-n pasues Real fitoi 2-1. Rastësi? Në fakt, është e vështirë ta vësh re Casemiro-n gjatë ndeshjes, por kur nuk luan mungesa e tij është gjëja e parë që bie në sy. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.