Ja pse rriten gjasat e Shqipërisë për Kampionatin Botëror

190

Këshilli i FIFA-s ka vendosur me votim unanim që duke filluar nga vitit 2026, kompeticioni i Kupës së Botës do të luhet me 48 shtete pjesëmarrëse. Këto shtete do të ndahen në 16 grupe, me secilin prej tyre që do të përmbajë nga 3 ekipe. Dy ekipet e renditura të parat në çdo grup do të kualifikohen për në raundin e parë me eliminim direkt që do të përbëhet nga 32 skuadra. Gjatë gjithë turneut do të luhen 80 ndeshje, 16 më shumë se aktualisht që luhen 64.

Numri i pjesëmarrësve nga Europa do të rritet me 3 skuadra, pra nga 13 që është aktualisht, do të bëhet 16. Afrika do të përfitojë 4 vende më shumë, teksa nga 5 pjesëmarrës që ka aktulisht, do të bëhet me 9. Edhe Azia do të rrisë numrin e përfaqësimin me 4 skuadra më shumë, shkruan panoramasport..

Detajet të tjera në lidhje me formatin e ri do të publikohen më vonë nga FIFA, por tashmë është zyrtare që skuadrat e vogla si kombëtarja e Shqipërisë do të kenë më shumë shanse për të marrë pjesë në një Kupë Bote duke filluar nga viti 2026.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.