Ja pse Xhaka nuk bëhet kapiten

8

Taulant Xhaka ka rinovuar kontratën e tij me Bazelin edhe për pesë vite. Kështu ai do të jetë pjesë e skuadrës kampione të Zvicrës deri në 2021. Ofertat për shqiptarin nuk munguan, mirëpo drejtuesit e Bazelit blinduan menjëherë të ardhmene mesfushorit grintoz. 

Edhe pse është një futbollistë me eksperiencë që ka luajtur për shumë kohë me Baselin, sërish nuk ka mundur që të marrë shiritin e kapitenit.Por, çfarë i mungon për t’u bërë kapiten?

Në një deklaratë të dhënë për mediat helvete, drejtori Sportiv i Bazelit ka lënë të kuptohet se pikëpyetja mbi të ardhmen e futbollistit ka qenë shkaku që nuk i ka lënë atij të gradohet.

“Xhaka është një futbollist i shkëlqyer. Ai ka treguar prej kohësh se është një futbollist i përgjegjshëm. Ka një sens mjaft të mirë të diskutimit të gjërave me të gjithë skuadrën.

Gjatë verës, qëndrimi i tij nuk ishte fort i sigurt dhe për shiritin e kapitenit, siguria mbi të ardhmen është çështje e rëndësishme”, ka deklaruar Geworg Heitz për “NZZ.ch”.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.