Jahmir Hyka drejt ëndrrës amerikane

5

Jahmir Hyka po shkëlqen këtë sezon me Liucernën në Zvicër, duke shënuar 6 gola në gjysmën e parë të sezonit.

Me paraqitjet e tij, 28-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e klubeve turke, ku në garë është edhe Besiktasi, por ofertat nuk mungojnë as nga Major League Soçer. Transferimi në Amerikë është një mundësi që pëlqehet nga Hyka.

“Po kaloj një moment të mirë dhe duke parë që për 6 muaj më përfundon kontrata me Lucernën, interesimi ka qenë i madh, si nga Turqia ashtu edhe nga Amerika. Do të më pëlqente të luaja në kampionatin amerikan. Kjo është një dëshirë e imja, por t’ia lëmë kohës se çfarë do të ndodhë”.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.