“Jam i sigurtë se do të vijë edhe shansi im” – thotë lojtari i Chelsea

104

Kurt Zouma po dështon të marrë minutazhë të rregullt nën drejtimin e Antonio Conte, por e ka pranuar se duhet të jetë i durueshëm dhe të pres për rikthimin në formacioni zyrtar.

Pas 11 muajsh lëndim, 22 vjeçari u rikthye në aksion në ndeshjen e FA Cup ndaj Peterborough më 8 janar, përderisa dje u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj rivalit lokal Arsenal, transmeton Transferimet.com

Zouma shpreson se do të vijnë më shumë paraqitje për të, por është i vetëdijshëm se Antonio Conte nuk mund ta ndryshojë formacionin, i cili e solli Chelsea-n në krye të tabeles.

“Ta shoh ekipin duke luajtur mirë, më bën të lumtur, pavarësisht se unë nuk luaj,” ka thënë ai. “Sigurisht, unë dua të luaj, por së pari dua që klubi ta vazhdojë formën. Ju duhet vetëm të pritni dhe të jeni i gatshëm. Shansi im do të vijë, sigurisht. Nuk brengosem për atë.” /Transferimet.com/

 

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.