James në Premier League?

94

Bosi i Chelseat, Antonio Conte, është duke e shqyrtuar mundësinë e blerjes se sulmuesit te Real Madridit, James Rodriguez.

Sipas mediave të huaja, ylli kolumbian në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Madridi, dhe Premier League është destinacion i mundshëm.

Siç raportohet, James është objektiv i verës që vjen i teknikut italian, i cili pritet të bëjë blerje të mëdha në mënyrë që të jenë sa më të fortë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane dëshiron që kolumbianin ta ketë në skuadër edhe në sezonin e ardhshëm, megjithatë, lojtari është i prirur për t’u larguar.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.