Jose Callejon kërcënon Real Madrid-in, ja cfarë thotë

55

Real Madrid-Napoli do të jetë një lojë e veçantë për të gjithë qytetin e Napolit, por mbi të gjitha për tre lojtarët blu, të cilët kanë lindur në Spanjë; si Reina, Albiol dhe Callejon.

Ky i fundit, i intervistuar nga “AS”, megjithatë, thotë: “Deri të shtunën, ne nuk mund të flasim për këtë ndeshje, ndryshe trajneri zemërohet… Është e mahnitshme, nga dita e shortit në qytet nuk flasin për ndonjë gjë tjetër. Ka entuziazëm të madh, napoletanët e meritojnë të jetojnë një gëzim të tillë të madh.” Callejon, pastaj, tregoi ndikimin e menjëhershëm të trajnerit Sarri: “Ai ka pasur një ndikim të frikshëm mbi grupin dhe sistemin e lojës. Sarri na shpjegoi idetë e tij dhe të gjithë jemi lidhur me të, menjëherë.” -njofton Transferimet.com

Pyetjes mbi “scudetto”, Callejon i përgjigjet kështu: “Ne duhet të jemi më të pjekur, kur trajtojmë gara të caktuara. Ndoshta na duhet edhe pak fat, por mendoj se jemi në rritje”. Dhe e gjitha kjo, pavarësisht nga transferimi i Gonzalo Higuain te Juventusi: “Ka qenë një lojtar i rëndësishëm, shënoi 36 gola dhe është normale që njerëzit nuk kanë dëshirë për ta parë atë me fanellën e Juves. Por, ne kemi arritur për t’u përmirësuar edhe pa të”. -raporton Transferimet.com

Së fundi, Callejon paralajmëroi Real Madridin, teksa theksoi: “Ne jemi shumë të mirë, së bashku, dhe konceptet e trajnerit, pas një viti e gjysmë, janë asimiluar edhe më mirë. Mertens dhe Insigne plotësojnë njëri-tjetrin, ndaj shpresojmë të vazhdojmë kështu. Çfarë duhet të kemi frikë nga Reali? Ne jemi në moment të mire, po përjetojmë një seri të madhe rezultatesh pozitive. Ndeshja me Real Madridin në “San Paolo” do të jetë një shfaqje e madhe… “ Pra, Callejon beson tek ëndrrat e Napolit./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.