Juventus dhe Inter në garë për këto tre lojtar

249

Ditën e dielën në orën 20:45 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në Torino pasi Juventusi do të presë skuadrën e Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.

Ky nuk është dueli i vetëm pasi dy skuadrat gjatë merkatos së verës pritet të zhvillojnë një betejë të madhe për të nënshkruar me tre lojtarë të cilat janë objektivat primare të dy klubeve.

Bëhet fjalë për Marco Verratti nga Paris Saint-Germain, Domenico Berardi nga Sassuolo dhe Federico Bernardeschi nga Fiorentina, shkruan “Calciomercato.it”.

Kujtojmë që merkatoja e janarit nuk ishte shumë aktive për dy skuadrat të cilët kanë rezervuar gjithcka për afatin tjetër kalimtar.

Loading...