Juventus tërhiqet nga gara!

167

Juventus është tërhequr nga gara për transferimin e mbrojtësit të majtë Sead Kolasinac në verë, sipas disa raporteve në Itali.

22 vjeçari ishte top-synim i Juventus dhe Chelsea gjatë merkatos së janarit, por Schalke refuzoi çdo ofertë të marrë për mbrojtësin e majtë, edhe pse kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai mund të largohet i lirë, njofton Transferimet.com

Juventus thuhej të kishte arritur marrëveshje ekonomike për transferimin e lojtarit, por Gazzetta dello Sport thotë se gjigantët e Serie A nuk janë më të interesuar për shërbimet e tij./Transfermiet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.