Kalinic sqaron pse nuk shkoi në Kinë

29

Kina nuk shikohet si toka e premtuar për të gjithë futbollistët. Nikola Kalinic nuk pranoi të shkonte për të luajtur në kampionatin aziatik edhe pse mund të fitonte disa herë më shumë se sa te Fiorentina. Sulmuesi kroat tregoi arsyen se pse nuk zgjodhi të largohej nga Italia, përcjell “Transferimet.com”

“Mendoj se mund të jap akoma në Europë. Mund të them se nuk e di me saktësi se sa ishte oferta, por paratë nuk janë gjithçka në jetë” – tha Kalinic për gazetën “Corriere della Sera”.

Nikola Kalinic është 29-vjeç dhe për të sipas mediave ishin gati 12 milionë euro në sezon, por ka lojtarë të rinj si braziliani Oscar që zgjodhën të largoheshin nga Europa edhe pse më të rinj në moshë. Milionat e Kinës joshën futbollitë të njohur si Tevez, por jo yje si Ronaldo apo Messi, për të cilët klubet kineze ishin gati t’i paguanin edhe 100 milionë euro në sezon./Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.