Kane tregon nga çka motivohet

33

Ylli i Tottenham, Harry Kane insiston se motivi kryesor që ka është fitimi i trofeve dhe jo lidhja e xhepave të tij me të pasurit për oferta të mundshme që të largohet nga White Hart Lane.

Anglezi vazhdon ta sheh të ardhmen e tij për kohë të gjatë në këtë klub.

Ai madje ka arritur një marrëveshje në dhjetor të vitit 2016, që është thënë se e bën atë përfituesin më të madh në klub me 100 mijë funta në javë.

“Kemi skuadër të re, lojtarë të ri dhe një menaxher fantastik, do të kemi edhe stadiumin e ri në dy vitet e ardhshme”.

“Gjithçka është në progres dhe unë dua që të qëndrojë për aq sa dëshiron edhe klubi”, ka thënë Kane.

Ai ka vazhduar duke thënë se nuk ka diçka që sheh e që do të bënte që ai mos ta përfundonte karrierën në Tottenham.