Këto janë të gjitha përforcimet e Dritës

24

KF Drita, ka lënë prapa problemet e stinoriv vjeshtor dhe ka qenë mjaft aktive në afatin kalimtar të janarit. Bardh e kaltërit kanë afruar plotë 9 futbollistë në rradhët e tyre për ti realizuar objektivat e mbetur në stinorin pranveror.

Gëzim Gashi, Denis Haliti, Armend Kastrati, Qëndrim Sejdiu, Alban Shillova, Betim Halimi, Dren Gashi, Përparim Livoreka dhe Nderim Nexhipi, janë ardhjet e bujshme të këtij afati kalimtar.

Krahas këtyre transferimeve skuadra e Dritës ka sjellur risi në futbollin kosovar duke udhëtuar dy herë jashtë vendit për përgatitje.