Klopp flet për gabimin e Mignolet në golin e parë

80

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka kërkuar nga Simon Mignolet të rigjejë veten pas atij gabimi trashanik ndaj Hullit në vikend.

Gabimi i portierit belg rezultoi me golin e parë të Hull City, kur topi i rrëshqiti nga duart pas një presioni nga Abel Hernandez, duke ndihmuar Alfred N’Diaye për të hapur shifrat, transmeton Transferimet.com

Ky gabim – i cili ishte ndër disa gabime që ka bërë Mignolet që nga viti 2013 kur ai iu bashkua The Reds – erdhi disa ditë pas gabimit ndaj Chelsea, kur ai ishte ende i papërgatitur për goditjen e lirë të David Luiz në javën e fundit, ndeshje që përfundoi me rezultat 1-1.

Pavarësisht kësaj, Klopp dëshiron që Mignolet – dhe bashkëlojtarët e tij – të rigjejnë veten dhe të mësojnë nga gabimet, raporton Liverpool Echo.

“Ky (gabimi i Mignolet) është një tjetër problem. Duhet të tregojmë një reagim për këtë. Po i shkaktojmë vetes telashe. Sigurisht, ai nuk ishte i vetëm në zonë, por topi ishte afër duarve të tij, kështu që ai duhet ta marrë parasysh këtë.” – ka thënë tekniku gjerman. /Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.