Klopp kërkon përgjigje të shpejtë

95

Jurgen Klopp ka kërkuar nga lojtarët e tij që të dhurojnë një përgjigje të shpejtë dhe t’i heshtin të gjitha kritikat, kur përballen me Tottenham të shtunën e ardhshme.

Liverpool rrëshqiti prapë këtë javë duke e rritur në 4 numrin e humbjeve të këtij sezoni, kur u mposhtën 2-0 nga Hull City në stadiumin KCOM, disa ditë pasi Klopp refuzoi të bisedonte për problemet e ekipit të tij me skuadrat “e vogla” kundershtare, njofton Transferimet.com

Golat nga Alfred N’Diaye dhe Oumar Niasse ishin të mjaftueshme për të siguruar tri pikët për The Tigers, duke e shtuar numrin e skuadrave të cilat “pushtuan” Liverpool gjatë këtij sezoni, përfshirë këtu Burnley, Bournemouth dhe Swansea.

“Ne duhet t’i marrim të gjitha kritikat. Një javë më parë, unë fola për atë se çka pritet nga Liverpool, dhe thashë, ‘është e lejuar të kemi një shikim pozitiv në situatë, jemi ende të katërtit në ligë’ – por pas një ndeshje si kjo, nuk është e lejuar ta them të njejtën gjë.

“Ne presim më shumë nga vetvetja jonë dhe duhet të tregojmë më shumë se kjo. Është përgjegjësia ime ta bëj të mundshme për lojtarët për të treguar me shumë se çfarë treguam ndaj Hull.

“Pas disa ditësh e kemi përsëri mundësinë për të luajtur futboll dhe mund të tregojmë se jemi të gatshëm për ndeshjet tjera, sepse është Tottenham, të cilët janë një top-ekip në ligë. Mendoj se do të kishte kuptim të luanim më të mirën në këtë ndeshje dhe t’ua vërtetojmë të kundërtën [problemet me ekipet e vogla].

“Duhet ta dhurojmë përgjigjen, ta japim përgjigjen në fushë.” – ka thënë tekniku gjerman. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.