Koeman zbulon se sulmuesi i Everton ishte afër largimit në janar

68

Trajner i Everton, Ronald Koeman ka zbuluar se Arouna Kone ishte shumë afër largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar dimëror. 

Ai ishte shumë afër bashkimit me Crystal Palace. Sulmuesi 33 vjeçar nuk po merrë minutazh të rregullt deri tani këtë sezon, duke u paraqitur vetëm 6 herë në të gjitha kompeticionet, transmeton Transferimet.com

“Të gjithë e dinë se kishte interesim për Arouna Kone-n, por jo marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Koeman. “Nuk kam njohuri mjaft për situatën, çfarë kam dëgjuar nga bordi ishte se për të kishte pasur interesim nga klube të ndryshme, Crystal Palace një nga ato, por asnjë marrëveshje e realizuar dhe jam i lumtur se ai është lojtar i Everton.”/Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.