Kontrata e re e Benzema-s mund të vendosë fatin e sulmuesit spanjoll

35

Siç ishte raportuar disa ditë më parë, Karim Benzema pritet të nënshkruajë kontratën e re me Real Madrid para përfundimit të sezonit. Francezi ka shënuar 12 gola në 27 paraqitje deri më tani në këtë sezon.

Pavarësisht spekulimeve se Real Madrid është pas Aubameyang dhe Aguero, AS raporton se gjigantët e La Liga nuk duan të ndahen nga sulmuesi francez Benzema, njofton Transferimet.com

Kjo zgjatje e kontratës mund ta vendosë fatin e Morata-s sipas gazetës spanjolle. Ylli spanjoll nuk ka marrë minutazh të rregulltë në Bernabeu, dhe mund të largohet në fund të sezonit./Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.