Koscielny: “Do të jetë e vështirë tani.”

36

Duke folur për SFR Sport, mbrojtësi i Arsenal, Laurent Koscielny ka thënë dje se gjasat për të fituar Premier League-n janë të ulëta.

“Do të jetë e vështirë tani. Matematikisht, asgjë nuk ka përfunduar por ne e dimë se do të jetë tejet e komplikuar. Duhet t’i rikthehemi kualitetit të lojës tonë, pasimet tona, lëvizjet.” – ka thënë Koscielny.

“Mendoj se disa lojtarë kanë luajtur para të tjerëve dhe mendoj se duhej të kishim luajtur më shumë si ekip dhe kishim hapësirë për ta bërë atë… ata na goditën në kundërsulme.” /Transferimet.com/