Ky lojtar do të jetë zëvendësues i Oscar te Chelsea!

1368

Portali sportiv turk, Turkish-Football ka shkruar se zëvendësuesi i Oscar te Chelsea do të jetë ylli i Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu.

Oscar u largua nga skuadra angleze për 70 milionë euro i cili u transferua në Kinë.

Sipas këtij mediumi, Chelsea do të tentoj të transferoj turkin në afatin kalimtar të verës pasi klubi gjerman nuk do të lejonte largimin e tij në janar, transmeton Transferimet.com.

Calhanoglu gjithashtu kërkohet nga shumë skuadra evropiane, por Chelsea mbetet favoritë në transferimin e tij./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.