Ky pritet të jetë zëvendësuesi i Luis Enrique te Barcelona

216

E ardhmja e Luis Enrique në Barcelonë është nën shqyrtim të rreptë. Teknikut katalanas i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ai është ende me dy mendje sa i përket vazhdimit të kontratës.

Drejtori teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ka theksuar se klubi do të pres për vendimin e trajnerit para se të fillojë kontaktet me trajnerët tjerë, por tashmë dihet se ata vetëm kanë filluar të veçojnë disa nga trajnerët për të zëvendësuar Enrique-n, njofton Transferimet.com.

Sipas AS, më favoriti për postin e trajnerit është Jorge Sampaoli, për momentin trajner i Sevilla-s. Kjo gazetë gjithashtu raporton se klauzola e tij për t’u larguar nga Sevilla është e ulët, diku rreth 1.5 milionë euro, tarifë kjo të cilën blaugranët janë të gatshëm ta paguajnë. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.