Lajm i hidhur për tifozët e Arsenal-it

110

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey pritet të mungojë në tri javët e ardhshme, ka konfirmuar trajneri i klubit londinez, Arsene Wenger.

Ramsey lëndoi pulpën e këmbës në humbjen prej 1-2 ndaj Watfordit.

“Ramsey pritet të jetë jashtë fushës për 21 ditë, jemi paksa keq në këtë aspekt por kemi lojtarë të rinj që mund të marrin përgjegjësi. Giroud pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, ndoshta edhe Welbeck do të rikthehet në grup”, është shprehur Wenger në prag të përballjes ndaj Chelseat, raporton The Sun.

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.