Lajm i mirë për Unitedin para ndeshjes me Liverpoolin

50

Manchester United beson se Phil Jones do të jetë i gatshëm për përballjen e të shtunës kundër Liverpoolit, sipas raportimeve të fundit.

Qendër-mbrojtësi anglez u la jashtë skuadrës së Anglisë pas një lëndimi që pësoi në kyçin e këmbës dhe Djajtë e Kuq vendosën ta mbanin në mënyrë që ai të punonte në rikuperim, shkruan Transferimet.com.

Dhe, United janë me shpresë se pushimi dy-javor ka kryer punë, derisa Jose Mourinho po përgatitet për derbin në Anfield.

25 vjeçari akoma duhet të marrë një përgjigje pozitive nga stafi mjekësor i United para se të startojë kundër Liverpoolit, por kjo duket të jetë vetëm një formalitet./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.