LAJMI I FUNDIT: Real Madrid vendos çmimin për shitjen e Morata-s

130

Real Madrid ka vendosur çmimin për shitjen e sulmuesit Alvaro Morata.

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi ‘mbretëror’, është i vendosur për ta shitur spanjollin, i cili nuk po mund të sigurojë një vend titullari në skuadrën e Zinedine Zidane

Morata prej kohësh është i lidhur me transferimin në Premier League, ku kërkohet nga Chelsea.

Trajneri i ‘Bluve’ të Londrës është i gatshëm të paguaj çmimin për spanjollin që kap shifrën 50 milionë euro.

Ndryshe, ish-sulmuesi i Juventusit, monitorohet edhe nga Arsenali, një tjetër klub i madh anglez, por besohet se lojtari preferon transferimin tek Chelsea.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.