Largohet Bartomeu! Barça drejt zgjedhjeve në 2018-n

59

Josep Maria Bartomeu po mendon të lërë postin e tij si president i Barcelonës në 2018 edhe pse mandati i tij i përfundon në vitin 2021.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, kreu aktual i klubit katalanas kërkon të largohet në mënyrën më të mirë të mundshme që do të thotë se së shpejti te Barcelona do të nisë një proces elektoral për të zgjedhur presidentin e ri.

Gjithnjë sipas medias spanjolle, Bartomeu ka deklaruar se është i lumtur që është president i Barcelonës, por ngjarjet e viteve të fundit në klub e kanë lodhur jashtë mase dhe këtu flitet edhe për çështjen “Neymar” apo ristrukturimin e klubit.

Në vitin 2010 Bartomeu mori rolin e zëvëndëspresidentit të Barcelonës për t’u bërë president i saj në 2014 në vend të Sandro Rosell që u dorëhoq nga posti i tij pikërisht për shkak të çështjes “Neymar”.

Tani, ajo që kërkon të bëjë Bartomeu është të largohet pasi të ketë përfunduar procesin e rinovimeve të kontratave më futbollistët aktual të klubit blaugrana, ku prioritet mbetet ai me Lionel Messi-n, për të cilin po punohet në heshtje të plotë. Po kështu, Bartomeu kërkon të largohet pasi të ketë vënë në vijë edhe çështjen e rikonstruksionit të “Camp Nout”, punimet për të cilin nisën më vonë nga sa u mendua.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.