Legjenda e United godet fortë Arsenalin

156

Ish mbrojtësi qendror i Manchester United, Rio Ferdinand ka goditur fortë me komentet e tij skuadrën e Arsenalit dhe trajnerin francez Arsene Wenger.

“Topçinjtë” janë mposhtur nga Bayern Munichu me rezultat 5 me 1 në takimin e xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në “Allianz Arena”.

“Ata nuk janë në drejtimin e duhur. Ata janë në mungesë të udhëheqjes së mirë në skuadër”, tha fillimisht legjenda e “Djajve të Kuq” për performancën e Arsenalit.

“Skuadrat zakonisht janë reflektim i trajnerit të tyre dhe kjo ishte një performancë e dobët”, shtoi Ferdinand.