Lëndohet ylli i Manchester City

87

Njëri ndër futbollistët më të talentuar në botën e futbollit dhe menjëherë ndër më të mirët te skuadra e tij Manchester City, Gabriel Jesus, pësoi lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes kundër Bournemouth dhe u desht që pas vetëm 12 minutash lojë t’ia lëshoi vendin të harruarit Kun Aguero.

Te City janë të shqetësuar me lëndimin e brazilianit të talentuar pasi për momentin nuk e dinë se sa mund të jetë serioz ky lëndim, pasi dihet fare mirë se Pep Guardiola nuk është duke llogaritur më te argjentinasi Aguero.

Jesus ishte duke kaluar një super formë duke qenë sulmuesi kryesor te skuadra e Pep Guardiolës./Transferimet.com/

Loading...