Liverpool përgatit ofertë 60 milionë funte për yllin e Bundesligës

181

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang është njëri nga emrat më të përfolur të tregut, pavarësisht se sezonit aktual i kanë mbetur edhe plot 3 muaj për të përfunduar.

Real Madrid dhe Manchester City kanë qenë vazhdimisht të lidhura me sulmuesin 28 vjeçar, por tani raportohet se edhe Liverpool do të provojë të sigurojë shërbimet e tij, transmeton Transferimet.com

Bossi i The Reds, Jurgen Klopp e njeh mirë lojtarin sepse kanë punuar së bashku në kohën kur ai drejtonte skuadrën gjermane Dortmund, dhe tekniku gjerman është i sigurtë se mund ta bindë Aubameyang për t’u ribashkuar me të në Anfield për një tarifë të raportuar prej 60 milionë funtesh./Transferimet.com/

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.