Lizarazu përkrah Bayernin e Ancelottit

51

Bixente Lizarazu është i bindur se Bayern Munich me kohë do të tregojë formën e tyre më të mirë dhe do të luftojnë për Champions League nën drejtimin e Carlo Ancelotti.

Në fillim dukej se Bayerni i Ancelottit do të dështojë gjatë këtij sezoni, por njerëzit ndryshuan mendjen pas fitores 5-1 ndaj Arsenal të mërkurën në 1/8 e finales së Champions League, përcjellë Transferimet.com

“Në pjesën e parë, pas golit të parë që shënoi Robben, ishte një moment dyshimi me penalltinë e Arsenal, por Bayern ishte qartë ekipi më i mirë, dhe më të përgatitur për këtë ndeshje.” – ka thënë Lizarazu.

“Ata ishin më agresiv dhe totalisht dominuan, sidomos në pjesën e dytë.

“Kështu që unë nuk kam dyshim për kualifikimin në çerek-finale dhe mendoj se Bayern mund të bëjë shumë mirë në Champions League.”/Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.