Luftë mes gjigantëve anglez për Kasper Schmeichel

108

Liverpool dhe Arsenal do të luftojnë ‘kokë-më-kokë’ për transferimin e portierit të Leicester City, Kasper Schmeichel në merkaton e verës, raportojnë mediat angleze.

Gazetat thonë se Jurgen Klopp do të kërkojë një portier startues, pas performancave të pasigurta nga të dy portierët, Simon Mignolet dhe Loris Karius, transmeton Transferimet.com

Schmeichel, i cili do të kushtonte deri në 30 milionë euro, me shumë gjasë do të largohet nëse Leicester nuk ia arrin t’i bëjë ballë mbijetesës në Premier Ligë./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.