Mamadou Sakho mund të përfundojë në Turqi

14

Francezi nuk është ftuar në kohët e fundit nga trajneri Jurgen Klopp dhe largimi i tij është një opsion.

Skuadra nga Superliga turke, Galatasaray, ka bërë ofertë për ta marrë mbrojtësin e Liverpoolit.

Francezi nuk është marrë parasysh  nga Klopp prej se ka rezultuar pozitiv në doping dhe ka luajtur me skuadrën U-23.

Sakho ka qenë i lidhur edhe me një kalim te West Brom, ndërsa edhe Inter dhe AC Milan kanë shprehur interesimin.

Galatasaray do të paguajë 1 milion euro për huazimin.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.