Man Utd nuk heq dorë nga ylli i Interit

26

Përpjekjet e vazhdueshme të Manchester United për transferimin e Ivan Perisic nuk kanë marrë fund, përderisa raportimet e fundit supozojnë se anësori kroat ka klauzolë 54 milionë funte në kontratën e tij të re.

Ishte një nga ‘historitë’ më të gjata të verës kur United tentoi por dështoi të transferonte objektivin e tyre, e më pas të fokusohej te alternativat tjera, transmeton Transferimet.com.

Perisic nënshkroi kontratën e re me Interin, kurse Gazzetta dello Sport raporton se 28 vjeçari ka klauzolë lirimi në rast të dëshirës për t’u larguar.

Gazeta italiane thotë se marrëveshja pesë-vjeçare e Perisicit përfshin një klauzolë 60 milionë euro, e cila mund të aktivizohet në verën e ardhshme, që nënkupton se United ende mund të nënshkruajë me kroatin./Transferimet.com/

Emilio Andreoli/Getty Images Sport


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.