Manchester United dështoi në minutat e fundit të transferoj këtë lojtar

229

Manchester United ka dështuar në minutat e fundit që ta transferoj mbrojtësin e Benfikës, Victor Lindelof.

Presidenti i skuadrës portugeze, Luis Filipe Vieira dhe agjenti i njohur Jorge Mendes, kishin fluturuar mbrëmë në Angli për tu takuar me drejtuesit e “Djajve të Kuq”, por që ata kishin ofruar vetëm 30 milionë euro për mbrojtësin suedez.

Klauzola e Lindelofit tek Benfika është 50 milionë euro dhe portugezët menjëherë e kanë refuzuar ofertën e Manchester United.

Sipas mediave britanike kjo marrëveshje pritet që të mbyllet në afatin e verës, pasi tani veç se është mbyllur afati i janarit.

Loading...