Manchester United hap bisedimet me portugezin për një transferim 70 milionë euro

92

Sipas raportimeve nga Le10Sport, Manchester United ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e mesfushorit portugez Bernardo Silva.

Ylli 22 vjeçar i Monaco-s është klienti i super-agjentit Jorge Mendes, i cili është edhe agjenti i trajnerit të Djajve të Kuq, Jose Mourinho, transmeton Transferimet.com

Pas raportimeve të The Sun herët këtë javë që thanë se gjigantët e Old Trafford ishin në bisedime për një ofertë 70 milionë funte për ta sjellë lojtarin në Premier Ligë, tani portalet franceze e konfirmojnë se edhe gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid janë gjithashtu të interesuar./Transferimet.com/

Loading...