Mancini i pranishëm në ndeshjen Bologna – Milan, shtohen spekulimet

84

Në këto momente është duke u zhvilluar ndeshja Bologna-Milan, ku spekator është i shumëpërfoluri ditëve të fundit si pasardhës i Montellas te Milan, Roberto Mancini.

Në fakt vetëm pak çaste më parë Mancini për mediat italiane ka saktësuar se do ta ndjekë ndeshjen thjesht si spektator, duke përgënjeshtruar zërat që kanë qarkulluar këto ditë në shtypin italian.

Duhet theksuar se dje ka qenë “Corriere dello Sport” që ka shkruar se Milan-i i ardhshëm i Fassone dhe Mirabelli po mendon të bëjë një përmbysje në stolin kuqezi.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.