‘Marco Verratti është pasuesi i Xavi-t te Barcelona’

88

Ish trajneri i Nantes dhe Real Sociedad, Raynald Denoueix beson se Marco Verratti mund të jetë pasuesi i Xavi-t në zemrën e mesfushës së Barcelonës.

Reprezentuesi italian, 24 vjeçar, është bërë pjesë kyçe e Paris Saint-Germain, që prej transferimit nga Pescara në vitin 2012, transmeton Transferimet.com

Verratti ka fituar titullin e Ligue 1 në secilën prej katër sezoneve në Parc des Princes, duke marrë titullin si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

“Mesfusha e Barcelonës nuk ka qenë e njejtë tërë kohën sepse janë disa lojtarë me kualitet të madh të cilët nuk mund të zëvendësohen. Sikurse Xavi, ai është i pazëvendësueshëm,” ka thënë trajneri francez Denoueix për Goal.

“Ose ndoshta, më saktësisht, zëvendësuesi i Xavi, është Verratti. Ai e ka pikërisht stilin e njejtë.”/Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.