Martial tregon të vërtetën

69

Sulmuesi Anthony Martial ka përgënjeshtruar mediat që thonë se ai është i palumtur në Manchester United.

Martial po dështon të tregojë veten kohëve të fundit në United dhe ka kohë që po qëndron në bankën rezerve.

Për këtë arsye qëndrimi i tij në Angli është vënë në diskutim dhe ai është lidhur me një kalim të mundshëm në Paris Saint-Germain, por 21 vjeçari ka shukatur raportet në lidhje më ketë përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Mos i dëgjoni çfarë thonë gazetat sepse e kanë gabim”, ka shkruar Martial.

Martial, që ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për United në këtë sezon, ka bërë 22 paraqitje, por pak nga to i ka filluar.

Ndeshja e fundit e tij që e filloi nga formacioni bazë është ajo kundër Liverpool-it me 15 janar.