Mbappe kërcënon kundërshtarët

52

Kylian Mbappe ka thënë se Paris Saint-Germain ende nuk e ka treguar më të mirën, edhe pas performancës fantastike ndaj Bayern Munich.

‘Parisienët’ e mundën me rezultat 3-0 ekipin e Bayern-it, në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke shfaqur një performancë të lartë të mërkurën.

Megjithatë, Mbappe ka insistuar se kjo paraqitje e PSG-së nuk do të jetë performanca më e mirë e tyre, duke i ‘kërcënuar’ ekipet e tjera se ky është vetëm fillimi. Ekipi francez vazhdon të mbetet i pamposhtur pas 10 ndeshjeve të luajtura në këtë sezonë.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.