Mbrojtësi brazilian preferon City-n para Barcelonës e United

148

Mbrojtësi i djathtë i Monaco-s, Fabinho është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar për afatin kalimtar veror.

23 vjeçari për një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me Manchester United, derisa Jose Mourinho është admirues i madh i brazilianit, transmeton Transferimet.com

Babai i lojtarit ka deklaruar se Manchester United nuk është ekipi i vetëm i cili ka qenë afër transferimit të birit të tij: “Ai [Fabinho] kërkohet nga shumë klube”.

“Kemi mbajtur bisedime me Manchester United dhe Arsenal. Barcelona ishte më së afërmi për të transferuar atë, por djali im vendosi të qëndronte në Monaco, dhe mendoj se ishte vendimi i duhur, sepse aty u zhvillua më së shumti.”

“E vlerësojmë shumë Mourinho-n dhe Manchester United, por ne do të preferonim një transferim te Manchester City.” – ka thënë babai i Fabinho./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.