Mendon ta ndryshoi numrin e fanellës me atë 93! Pse?

74

Sergio Ramos ka festuar ndeshjen e tij numër 500 në fanellën e Real Madridit duke iu përgjigjur shumë pyetjeve të tifozëve të tij në një bashkëbisedim në Facebook.

Sigurisht që një nga pyetjet e para ka qenë ajo që kishte të bënte me këtë numër të madh të ndeshjeve.

“Kam shumë momente të veçanta. Çdo ndeshje ka qenë speciale për mua, nuk di kë të ndaj në veçanti. Por, mendoj se trofeu më i veçantë ka qenë ‘La Decima’ pasi vuajtëm shumë për të fituar Ligën e Kampioneve dhe në minutën e fundit ndaj është speciale”, tha mbrojtësi spanjoll.

Golat në minutat shtesë, si në atë ndeshje janë kthyer në tiparin dallues të tij dhe ai duhet nderuar duke e treguar edhe në fanellë.

“Numri 4 më ka sjellë fat, më ka shoqëruar në karrierën time të Real Madrid. Por, mos mendoni se nuk më ka shkuar në mend edhe të marr fanellën me numrin 93”, tha në fund spanjollii famshëm.