Mensur Simnica merr lajm të hidhur nga Kek-u

104

Njëri ndër futbollistët më të mirë, ndoshta edhe më i miri i skuadrës Kek-u, Mensur Simnica nuk është pjesë e këtij klubi që luan në Ligën e parë të Kosovës.

Ai këtë e ka bërë të ditur para më pak se një ore përmes rrjetit social facebook.

“Prej sot nuk jam më pjesë e Fc Kek-u , por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që të ndahem në këtë menyrë nga klubi që kalova afer dy dekada. Shumë e veshtirë qenka, më vjen shumë keq që nuk më dhanë mundësin të pershendetëm me “Elektricistat” as me bashklojtarë ,pasi ma konfirmuan përmes facebookut ,dhe në kohën kur ka kaluar afati kalimtar. Ishalla nuk i ndodhë dikujtë si mua se qenka shumë e veshtir. I falënderojë të gjithë ata që më kanë perkrah sidomos ELEKTRICISTAT.”, ka thënë Simnica shumë i zhgënjyer.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.