Mesfushori i Chelsea i hapur për një kalim në MLS

60

Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas po konsideron mundësinë e transferimit në MLS (Major League Soccer) të Amerikës.

Mesfushori spanjoll nuk është i kënaqur me lojën e pakët që po merrë nën drejtimin e italianit Antonio Conte, dhe ka bërë 20 paraqitje, por në shumicën e tyre i inkuadruar nga banka rezervë, transmeton Transferimet.com

Duke folur për media pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ndaj Arsenal, Fabregas tregoi planet për të ardhmen duke thënë se është i hapur për një kalim në MLS.

“Ditën kur unë do ta vërej se nuk jam më i gatshëm të luaj në Evropë, atëherë do të transferohem në SHBA. Ky është plani im. Do të provoj të luaj aty një ditë, dhe t’iu tregoj se çfarë ndjenje është ajo.” – ka thënë Cesc Fabregas./Transferimet.com/